LIVE Kuvendi/ Berisha i kthehet Gjiknurit dhe Ballës: Pushoni se jeni si Duçka me Nezën, sistem shushunjash

Kreu i PD-së Sali Berisha iu kthye Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës pasi po flisnin gjatë fjalës së tij. E si për të mos e lënë si rast, Berisha i akuzoi ata se janë si Ducka dhe Neza në një sistem shushunjash.

"Mos fol se dhe ti mdukesh McGonigal, Damian ti fole apo Taulanti se dhe ju McGonigal jeni të dy. Jo jeni Duçka dhe Neza. Mos flisni kur flas unë, më lini të flas sepse a nuk ishte ti ai që the më ka ngarkuar Rama ato detyra.

A po tani paske ndërruar fjalën. Do shkoje ti varje dekorata atij, kurse ti tjetri do ti çoje biznesmenë. Një sistem shushunjash. Kërkoni vetëm t’i nënshtroni, keni përhapur mashtrimin se janë 152 të black listuar. Ju krijonit vetëm backraundin e gjobave që ekipi Rama-Gonigal vendoste nëpërmjet Nezës dhe Duçkës.

Ju them stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptare-amerikane. Këta së bashku me Yuri Kim bënë njoftimin për largimin. Vazhdoni me kurthet tuaja, por do ua zbërthej. Do vijë dita që shqiptarët do e kuptojnë se ça malli jeni ju. Në traditën atërore, kundërshtarët janë për t’u zhdukur.

Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaja, për të sulmuar ata që denoncojnë krimin. McGonigal shkoi atje ku e meriton. Pyetjet janë 13, mund të ishin 130, ndaj dhe kërkoj me çdo kush krijimin e komisionit hetimor, me të drejtë kushtetuese. Ngrite parlamentin për masakrën dje në Tiranë, por autori ishte patronazhisti juaj, keni përgjegjësi të madhe për këtë”, tha Berisha.