KUVENDI LIVE, Rama për paratë ruse: Nuk kishim asnjë informacion për këtë, në të kundërt do ia kisha çuar FBI

Kryeministri Edi Rama e kishte dhe një përgjigje në lidhje me akuzat nga opozita për paratë ruse. 

“McGonigal mori informacion nga zyra e Kryeministrit për lobimin rus. Unë apo zyra ime nuk kishim asgjë nga ato që kishin dalë në media. Sepse po t’i kishim çfarë do të mbronin? Lulin apo tutorin e Lulit?

Po të kisha pasur çfarëdolloj informacioni për këtë fakt të tmerrshëm do t’ia kisha përcjellë kujtdo që do të mundja, nga organizatat partnere. FBI-së të parës fare.

Problem për vendin do të ishte e kundërta dhe të mos tregoja. Unë nuk e di sinqerisht ku do të donit të dilnit me këtë? Rusët i kam shpikur unë? CIA në raportimin e saj e ka publikuar se PD se bashku me një parti në Mal të Zi, Bosnjë, apo Maqedoni financohen nga para ruse për të destabilizuar. Kjo është ajo që doli nga ne sipas jush? Ai rusi vetë ka deklaruar se ka ndihmuar PD-në”, tha Rama.