Presidenti Zelensky mesazh ngushëllimi Greqisë: “Populli i Ukrainës ndan dhimbjen me ju”

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka përcjellë një mesazh ngushëllimi drejtuar popullit grek dhe presidentes së vendit pas tragjedisë që preku vendin pas mesnate.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për presidenten e Greqisë dhe popullin grek për viktimat nga përplasja e trenave në Greqinë e Veriut.

Populli i Ukrainës ndan dhimbjen me familjarët e viktimave.

Të gjithë të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë,” theksoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.