"Jemi puthur" Nita Latifi konfirmon lidhjen me Shpat Kërleshin 4 vite më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 08:58
Hyrja e Shpat Kërleshit në shtëpinë e BBV ka trazuar jo pak ujërat.
Pa bërë akoma 24 orë brenda ai u ngacmua për një pëlqim që kishte Dea Micheal ndaj tij, por gjatë një lojë është zbuluar se ai në fakt ka patur një lidhje me një tjetër konkurente aty disa vite më parë.
Ka qënë Nita Latifi e cila gjatë një loje ka deklaruar se 4 vite më parë ka dalë madje dhe është puthur me Shpatin.
Ajo u pyet gjithashtu edhe nëse ishte xheloze për faktin se Dea është parë shumë afër dhe ka shprehur një pëlqim për Shpatin, gjë për të cilën ajo ka thënë se nuk e ka aspak problem.
