Dhuna në shkolla, mësuesja tregon si krijohen grupet dhe ndodh bullizmi

Dorina Llalla, mësuese në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi se si krijohen grupet dhe ndodh bullizmi.

Sipas mësueses "Ka fëmijë që kanë nivel ekonomik të mirë dhe ka të tjerë që nuk kanë nivel të mirë ekonomik. Kjo krijon grupime."

Ajo tregon se "Këto fëmijë krijojnë një grup që të ndihen më lider dhe ky grup përpiqet të bullizojë nxënësit që ndjehen më të dobët më të tërhequr".

Dorina Llalla: Ka fëmijë që kanë nivel ekonomik të mirë dhe ka të tjerë që nuk kanë nivel të mirë ekonomik. Kjo krijon grupime. Krijohen grupimet dhe fillon abuzimi, bullizmi me nxënës që ndjehen më të tërhequr më të dobët më të pambrojtur. Këto fëmijë krijojnë një grup që të ndihen më lider dhe ky grup përpiqet të bullizojë nxënësit që ndjehen më të dobët më të tërhequr. Disniveli ekonomik në familje, puna jo e duhur e prindërve ose mosinformimi jo i duhur i prindërve ndikojnë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.