Fitoi çmimin "Artisti i vitit" në SHBA, Lekë Negri: Amerika, vendi i mundësive të mëdha. Duhet të mos kthesh kokën pas

Muzikanti Lekë Negri është nderuar në SHBA me çmimin "Artisti i Vitit" Award në Washington DC për arritjet e tij si muzikantnë Shqipëri, Europë dhe SHBA.

I ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora ai u shpreh se Amerika është vendi i mundësive të mëdha ndërsa sa i takon çmimit ai u shpreh se ishte një kënaqësi e madhe për të nga ana profesionale por dhe personale.

"Nuk braktiset Shqipëria, por Amerika është vendi i mëdha, realizohen ëndrrat por duhet të kesh dëshirën e të mos e kthesh kokën mbrapa. Të mendosh ku ke qënë dhe të krijosh njeriun e rritur. Unë jetoj  në NYC. Ai njeri që do të eci përpara vlerësohet. Në këtë rast artisti gjen hapsira dhe në një moment do të dalin në pah vlerat e tua.

Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua si muzikant dhe për familjen që ka qënë një mbështetje shumë e madhe," tha ai.