“O mbarova, dua të dal nga këtu” Luzi e kap në tualet, përlot Kiara, vajzat humbin sfidën e "Vëllait të Madh"

Loja e vendosur nga "Vëllai i Madh" për banorët e shtëpisë krijoi kaos dhe solli lot.

Ajo e cila u prek ishte Kiara Tito, pasi u ndje e asfiksuar, duke bërë që vajzat të humbnin lojën.

Në rrjet po qarkullojnë momente nga loja e cila ka vënë në lëvizje të gjithë shtëpinë.

Sipas lojës, vajzat duhet që të injoronin djemtë e shtëpisë, duke mos folur e prekur. Mirëpo, Luizi kapi ‘mat’, Kiarën në tualet.

Ai e zuri në një cep, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste. Vajzat e shtëpisë i erdhën në ndihmë Kiarës, mirëpo duke parë se moderatorja nuk e përballoi dot, i kërkuan që të dorëzohej.

Ashtu bëri Kiara dhe vajzat humbën lojën.

Kristi: Foli?

Luizi: Jo, jo nuk foli me mua.

Kiara: Mbarova. Dua të dal nga këtu, nuk kam jetë. 

Olta: O Kiara, po si u fute aty ti?

Kiara: Ja shkova të laj dhëmbët dhe ngela. Ka mundësi të shkosh të bësh një kërkesë pasi po më merret fryma, nuk është normale kjo gjë.

Olta: Kiara prishe lojën

Kiara: Po si nuk të vjen zor more njeri? Si? i tha Kiara Luizit kur e prishi lojën.