Largimi i Bledit, Anaid dhe Dasara: Hyri me një qëllim, i përçau dhe doli se e dinte që se fitonte

Anaid Kaloti, Dasara Karaiskaj dhe Meridian Ramçaj ishin të ftuarit e kësaj puntate në Why Not, RTV Ora.
Si të ftuar pikant, ata bënë jo pak deklarata në lidhje me disa personazhe publike, ndër të cilët edhe Bledi Mane dhe vendimi i tij për tu larguar nga BBV.
Sipas tyre pjesëmarrja e tij ishte me qëllim për të ndarë grupet e krijuara në shtëpi, gjë të cilën ai e realizoi shumë shpejt dhe prandaj hoqi dorë.
Dasara: Ai hyri me një valixhe me presione. Njerëzit kishin pritshmëri se nuk e njohin atë. Po Bledi nuk është gazetar, s'ka bërë intervista, s'ka dalë në terren.
A është vërtet Maestro pervers? Sipas komentit të Bledit.
Dasara: Ky ishte komenti më skandaloz që ka bërë.
Anaidi: Bledi lexon tek njerëzit difektin që ka vetë. Nëse do të quash Maestron pervers do të jetë -100 tek alfabeti i perversit.
Duhet të kalojm 100 Bleda, të shkojmë te zero e pastaj ta fillojm. Se besova fare justifikimin që dha se kishte marrë një valixhe të madhe me rroba për të ndejtur gjatë. Jam skeptik për këtë.
Unë besoj se ai ka patur në qëllim në vetvete, jo një mision nga produksioni. Pra,unë do të hyj, do bëj këtë gjënë, do rri aty për sa kohë ta realizoj këtë gjë.
Atë e bëri shumë shpejt, që natën e parë. I ndau shumë shpejt, i përçau brenda 2-3 ditësh dhe e kuptoi që s'kishte më vlerë aty brenda. Ai e dinte që nuk e fitonte.



