Ekskluzive! Anaid Kaloti zbulon sa fitojnë nga live-t dhe projektin që bën bashkë 12 emra të njohur të ekranit

Të ftuar në Why Not, në RTV Ora Anaid Kaloti, Meridian Ramçaj dhe Dasara Karaiskaj treguan se sa fitojnë prej kësaj dhe projektin për të sjellë një emision televiziv në lëvizje nga të ardhurat e live-ve.

Anaid Kaloti: Ne kemi një gjë të mirë që i tarifojmë të gjtiha me faturë fiskale, po frikë nuk kemi për të folur për lekët. Kemi vendosur një shumë sibolike se ne jemi 12 veta që marrim pjesë në live e që nuk i kalon pak a shumë 40 euro për person.

Meridian Ramçaj: Por deri diku jemi të barabartë me një emision televiziv.

Anaid Kaloti: Ne kemi bërë një marrëveshje, të gjithë këto lekët nuk i ndajmë. Kemi krijuar një fond dhe do të zhvillojm një kanal Youtube, një reality shoë në lëvizje. Po ta japim ty eksluzivitetin se e themi për herë të parë. Kemi bërë një marrëveshje me disa nejrëz që të na ndihmojnë. Besoj do bëhet 3 muajt e verës. Jemi të hapur për oferta. Do futen vetëm pesë nga ne, jo të gjithë.