Putin prish paktin e bërthamorëve: Implikimi i Perëndimit shkaktoi zgjerimin e luftës

Në një fjalim plot akuza për perëndimin, presidenti rus Vladimir Putin bëri adresimin e tij në prag të 1-vjetorit të luftës në Ukrainë. Ai tha se zona e konfliktit u zgjerua si pasojë e ndërhyrjes nga NATO dhe SHBA ndërsa bëri të ditur edhe daljen nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore të cilat tha se Moska është gati ti testojë në çdo moment.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi pezullimin e marrëveshjes së armëve bërthamore me SHBA-në.

Në fjalimin e mbajtur në prag të 1 vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë, ai njoftoi se Rusia nuk do të jetë pjëse e traktatit të ri START, që është i fundit dhe më i madhi për kontrollin e armëve midis Moskës dhe Uashingtonit

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike, START. Ndërsa, në cdo rast të ndonjë testimi bërthamor nga Shtetet e Bashkuara, korporatat ruse janë të përgatitura. Ne ne nuk do ta bëjmë këtë fillimisht, por ato kryejnë teste, atëherë edhe ne do ta bëjmë," tha ai.

Putin e quajti ndërhyrjen në Ukrainë një konflikt lokal dhe bëri fajtor Perëndimin për provikim të luftës dhe përshkallëzim të saj, në përpjekje që ShBA dhe aleatët e saj të fitonin fuqi të pakufishme.

"Përgjegjësia është e Perëndimit dhe elitës dhe qeverisë ukrainase, e cila nuk i shërben interesit kombëtar, por i shërben interesave të vendeve të treta, të cilat përdorin Ukrainën si bazë ushtarake për të luftuar Rusinë. Kombet perëndimore po përdorin parimet e demokracisë dhe lirisë për të mbrojtur vlerat e tyre totalitare dhe u përpoqën të largonin vëmendjen e njerëzve nga skandalet e korrupsioni," tha ai.

Ai vijoi dhe me akuza ndaj perëndimit për humbje të vlerave, familjes, identitetit kulturor dhe atij kombëtar.

Fjalimin prej një orë e 45 minuta, kreu i Kremlinit e mbajti poshtë një embleme të madhe me shqiponjën me dy koka të Rusisë, rrethuar me tetë flamuj rusë trengjyrësh