VIDEO/ Arabia Saudite publikon projektin për ndërtimin e "Marubas", kubi gjigand do transformojë Riadin

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka njoftuar nisjen e ndërtimit të një strukture masive të quajtur Murabba e Re, e cila do të transformojë qendrën e Riadit në një metropol global.

Projekti do të zhvillojë qendrën më të madhe moderne në botë në Riad dhe do ta transformojë qytetin përmes ndërtimit të një përvoje unike jetese, pune dhe argëtimi.

Sipas një raporti në Arab News, zhvillimi do të vendoset në kryqëzimin e rrugëve Mbreti Salman dhe Mbreti Khalid në veriperëndim të Riadit në një sipërfaqe prej 19 km katrorë dhe do të strehojë qindra mijëra banorë.

Qeveria ka publikuar gjithashtu një video promovuese të qytetit të ardhshëm që po bëhet virale në rrjetet sociale.

Raporti tha se Murabba e Re do të ketë 9,000 dhoma hoteli, 980.000 m2 hapësirë për shitje, 1.4 milion metra katrorë hapësirë ​​zyre dhe 1.8 milion metra katrorë ambiente komunitare.