Anulohet votimi i OKB-së për vendbanimet izraelite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 15:56
Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk do të votojë sot siç ishte planifikuar për projekt-rezolutën e përgatitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila i bëri thirrje Izraelit që "të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze".
Dhe përsëriti se "krijimi nga Izraeli i vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, nuk ka vlefshmëri ligjore dhe përbën një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar".
Pika e kthesës pas ndërmjetësimit diplomatik amerikan mes izraelitëve dhe palestinezëve, zbulon Politico
