Al Jazeera: Lufta në Ukrainë, katastrofike për botën! Siguria ndërkombëtare, e rrezikuar

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka qenë katastrofik. Ajo ka çuar në humbjen e dhjetëra mijëra jetëve të çmuara, zhvendosjen e miliona njerëzve dhe shkatërrimin e shtëpive të panumërta, ndërtesave civile dhe infrastrukturës.

Gjithashtu lufta ka zbuluar edhe pozitën morale dhe strategjike të Rusisë në botë, ndërsa është bërë e qartë se sa keq është përgatitur ushtria ruse dhe sa e ekzagjeruar ka qenë fuqia ekonomike ruse.

Në një analizë publikuar së fundmi, Al Jazeera shkruan se lufta ka qenë gjithashtu katastrofike për pjesën tjetër të botës.

Jo vetëm që ka destabilizuar tregjet e energjisë, ka nxitur inflacionin dhe ka ndërprerë furnizimin me ushqime dhe mallra, por gjithashtu ka ekspozuar dhe përkeqësuar gjendjen e çështjeve botërore, duke përshpejtuar përhapjen bërthamore, nxitur një garë armësh si edhe duke gjymtuar Kombet e Bashkuara dhe duke dëmtuar ndërkombëtarët.

Ka qenë një luftë vërtet shkatërruese

Ndërhyrja ruse në çështjet e Ukrainës u përshkallëzua në vitin 2014 me aneksimin e detyruar nga Moska të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës dhe nxitjen e saj të një konflikti në rajonin e Donbasit.

Dështimi i fuqive evropiane për të arritur një zgjidhje diplomatike në vitet në vijim, i kombinuar me shtytjen e Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar NATO-n drejt perëndimit, çoi në përpjekjen më të keqe, më primitive për zgjidhjen e një konflikti: ‘Luftën’.

Gjithashtu e ka bërë të gjithë botën të ndihet shumë më e pasigurt. Dhe si luftërat e tjera të zgjedhura para saj, ajo ka ekspozuar kufijtë dhe dështimin e plotë të sistemit ndërkombëtar.

Siguria ndërkombëtare është tensionuar më tej nga thirrja e Rusisë për luftë bërthamore, traktatet bërthamore të skaduara dhe modernizimi i fshehtë i armëve bërthamore të SHBA-së të dislokuara në pesë vende të NATO-s. Kombet evropiane, të mëdha e të vogla, po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake, duke përfshirë Gjermaninë dikur fuqi të madhe, e cila kishte qëndruar jashtë garës së armëve që nga humbja e saj në Luftën e Dytë Botërore.

Vitin e kaluar, Berlini njoftoi se po krijonte një fond ushtarak prej 113 miliardë dollarësh.

Rusia ka  planifikuar gjithashtu një buxhet të mbrojtjes për vitin 2023 prej rreth 84 miliardë dollarë, 40 për qind më i lartë se buxheti i parashikuar i paraqitur në vitin 2021.

Për të qenë të sigurt, kjo është vetëm 10 për qind e asaj që SHBA do të shpenzojë për ushtrinë e saj në 2023. E alarmuar nga ngjarjet në Evropë dhe retorika armiqësore nga Perëndimi, Kina i është bashkuar gjithashtu garës së armëve me një rritje të shpenzimeve ushtarake – më e madhja e saj ndonjëherë, duke shkaktuar shpenzime më të mëdha ushtarake nga fqinjët e saj. Gara e re e armatimeve është një lajm i madh për industrinë e luftës e cila po lulëzon si kurrë më parë.  Që nga viti 2014, shpenzimet ushtarake botërore janë rritur çdo vit, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2.1 trilion dollarë në 2021.

Nuk është çudi, pesë shpenzuesit më të mëdhenj janë SHBA, Kina, India, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia, që përbëjnë 62 për qind të shpenzimet globale të mbrojtjes.

Është e panevojshme të thuhet se rritje të tilla në shpenzimet ushtarake kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve të tjera publike – kryesisht për sigurimet shoqërore, arsimin dhe kujdesin shëndetësor – gjë që nuk sjell mirë për të mirën e përbashkët.

Historia na mëson se fuqitë e mëdha bien ose humbasin për shkak të luftërave të pamatura, por pa dobi. Për dekada, Rusia dhe Amerika kanë ndjekur gjurmët e njëra-tjetrës, duke luftuar luftëra që nuk mund t’i përfundonin përveçse në poshtërim dhe shkatërrim masiv.