Biden vizitë surprizë në Ukrainë

Qendra e Kievit u rrethua në masa të forta sigurie rreth orës 10 duke kufizuar të gjithë trafikun. Për gazetarët i tha se pritej një vizitë e rëndësishme, por pa dhënë detaje
Vetëm pak minuta më tej për medien u bë e qartë mbërritja surprizë e presidentit të shteteve të bashkuara të amerikës Joe Biden.
Ja qenë kreu i Ukrainës Volodomyr Zelensky i cili ka postuar një foto nga takimi, i cili vjen në ditën kur Ukraina përkujton vdekjen e 107 personave gjatë protestave antiqeveritare nëntë vite më parë.
"Joseph Biden, mirë se vini në Kiev. Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit," thotë ai.
Analistët shprehen se kjo vizitë është shprehje e qartë për mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër agresionit të rusisë, pikërisht kur të premten mbushet një vit nga nisja e sulmit
Pas Kievit Biden do ti drejtohet Polonisë aty ku në takimet me krerët e shteteve aleatë do të kërkojë më shumë mbështetje ushtarake dhe financiare për ukrainën
