Rusia, draft për sabotimin e Nord Stream në Këshillin e OKB-së

Rusia ka përgatitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres të krijojë një komision ndërkombëtar të pavarur për të hetuar sabotimin e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2.

Kjo është bërë e ditur nga burime diplomatike të Pallatit presidencial.

Drafti thekson se është vërtetuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shpërthimet e shtatorit ishin një akt sabotimi dhe jo një fatkeqësi teknologjike. 

Dhe kërkon që sekretari i përgjithshëm t'i raportojë Këshillit rekomandimet për krijimin e komisionit brenda 14 ditëve.