VIDEO/ Ka ende të gjallë, shpëtohen nga rrënojat dy gra, një e moshuar dhe babai me djalin me aftësi të kufizuara

Pamjet nga Turqia që tregojnë njerëzit duke u çliruar nga ndërtesat e bllokuara nga tërmetet shkatërruese japin shpresë, ndërsa numri i të vdekurve deri tani i kalon 24.200.
Dy gra arritën të shpëtoheshin 122 orë pas tërmetit. Një nga të mbijetuarat, 70-vjeçarja Menekse Tabak, u gjet në një ndërtesë të dëmtuar në provincën Kahramanmaras dhe u dërgua në spital, raporton Anadolu Agency.
Në Dijarbakir , 55-vjeçarja Mashalah Cicek u nxor nga rrënojat e një ndërtese i plagosur, shtoi agjencia.
Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat një baba dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara në provincën Gaziantep pasi mbetën të bllokuar për 115 orë.
Në të njëjtën provincë, 25-vjeçarja Busra Almousa u shpëtua 119 orë pas tërmetit.
A 70-year-old woman, who was trapped under rubble in the earthquake in Kahramanmaraş, was rescued after 122 hours because of intense efforts of rescue teams
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 11, 2023
????LIVE updates here: https://t.co/rjJzOvo2mE pic.twitter.com/7anYqLOVES
