E rëndë në Itali, shitësja e supermarketit ndiqet nga 35 vjeçari në agim dhe përdhunohet në parking
Në Cornaredo (Milano) një nëpunëse supermarketi u ndoq rrugës për në punë dhe u përdhunua nga një 35 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur më 4 janar, kur 28-vjeçarja në orën 5 të mëngjesit shkonte në punë me biçikletë për të punuar në turnin e agimit.
Një burrë, 35-vjeçar nga Ekuadori, u arrestua, pas zbulimit në shtëpinë e tij të rrobave të identifikuara nga viktima.
Mëngjesin e 4 janarit, gruaja u sulmua në parking. Sipas pretendimeve, autori i dyshuar, banues në Rho (Milano), fillimisht e ka ndjekur me makinë dhe më pas e ka pritur në këmbë, në errësirë, duke e hedhur në tokë dhe duke kryer akte seksuale.
Viktima më pas arriti të largohej dhe të bërtiste, duke tërhequr vëmendjen e disa kolegëve të cilët vrapuan në ndihmë të saj.
Burri fillimisht u arratis, më pas u gjurmua më 9 janar teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Ditën e dhunës, në fakt, makina e tij ishte kapur nga disa kamera. Në shtëpinë e tij u gjet, një xhup i bardhë, të cilin viktima e mbante mend.

