Macron po mendon t'i heqë Putinit titullin më të lartë në Francë të dhënë në 2006

Presidenti francez Emmanuel Macron po konsideron heqjen e Presidentit rus Vladimir Putin nga Legjioni i Nderit që iu dha liderit rus nga Zhak Shirak në vitin 2006.

Është më i larti që mund t'i jepet në Francë, qoftë një qytetari apo qoftë me uniformë, dhe u krijua në 1802 nga Napoleoni.

Siç vë në dukje BBC, Macron po pret "momentin e duhur" për të hequr titullin.

Duke folur pas vizitës së Zelenskit në Paris dhe pyetjes së tij, Macron tha se çështja "është simbolike, por e rëndësishme". Por ai sqaroi se është një vendim që “nuk do ta marr sot”.

Gati dy dekada më parë, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin dukshëm më të mira . Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia , Macron u përpoq të mbante të hapur një kanal komunikimi me Putinin, por tani komunikimet e tyre praktikisht janë ndërprerë.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, gjithashtu u përfshi në Legjionin e Nderit në vitin 2001 (gjithashtu nga Shirak), menjëherë pas vdekjes së babait të tij Hafez al-Assad. Medalja u kthye në vitin 2018, me Sirinë duke shpjeguar se Assad nuk dëshiron që një "skllav i SHBA" të mbajë çmimin.