John Cena habit me paraqitjen e fundit, shfaqet me minifund, geta dhe taka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 07:20
John Cena ka arritur të befasojë fansat e tij me paraqitjen e tij të re.
Ish-kampioni i mundjes WWE, 45-vjeç, u pa në Melburn, Australi, i veshur me një fund të shkurtër me kuadrate , geta dhe taka lëkure të zeza.
Aktori amerikan u detyrua të ndryshonte zakonet e veshjes për shkak të xhirimeve të filmit të tij të ri “Ricky Stanicky”.
Është një komedi , me regji të Peter Farrelly, me tre miq që bëjnë një shaka duke djegur një shtëpi. Ata më pas krijojnë një personazh të rremë për të fajësuar për veprimet e tyre.
Zac Efron dhe William H. Macy përfundojnë kastin. Nuk është caktuar ende një datë publikimi e filmit.