Puthja në buzë mes Jill Biden dhe bashkëshortit të Kamala Harris bëhet virale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 19:19
Puthja në buzë mes Zonjës së Parë Jill Biden dhe bashkëshortit të Zëvendës Presidentit Doug Emhoff në tribunat e Kongresit, para fjalimit për gjendjen e shtetit, bëhet virale dhe tërheq polemika dhe kritika.
“A është normale kjo?” pyesin shumë njerëz në internet.
“Ndoshta kanë harruar për një sekondë ku kanë qenë”, bëjnë shaka të tjerët.
Puthja tregon se si kanë ndryshuar udhëzimet për Covid-in”, bëjnë shaka të tjerë duke komentuar foton me “Covid mbaroi”.
“The West Swing”, shkruajnë të tjerë, duke iu referuar indirekt serialit The West Wing.
