Emigrantët, BE mund të financojë ngritjen e gardheve nëse parashikohet një pikë hyrjeje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 18:25
Çështja e emigrantëve duhet të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit Evropian të planifikuar për të enjten.
Sipas burimeve evropiane, “ka gjasa që dosja për financimin e mureve të jetë në tryezë në samit”.
Nga Këshilli, thonë burimet, tashmë është sqaruar se “mund të përdoret financimi europian për ndërtimin e barrierave nëse parashikohet një pikë hyrje, por çështja duhet të sqarohet nga pikëpamja politike”.
