Moti i keq, pritet që të rinisë lundrimi i trageteve në portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2023, 09:02
Në portin e Durrësit lundrimi i trageteve ka qenë i pezulluar deri më tani për shkak të motit të keq.
Ndërkohë me rënien e forcës së erës dhe dallgëzimit pritet të fillojë lundrimi normal sërish.
Trageti GMV niset sonte në orën 23:00, ndërsa nga Bari fillon lundrimi drejt Durrësit nga 3 tragete që ishin të bllokuar atje pas përkeqësimit të motit.
