VIDEO/ Po shembnin urën, fadromat bien bashkë me të, shtypen dhe makineritë që po punonin poshtë

Momenti kur dy fadroma janë rrëzuar nga ura që po shembnin është filmuar ndërsa nga aksidenti mbetën të plagosur dy punëtorë.

Ura u shemb ndërsa katër makina CAT të verdha po shponin në themelet për të shkëputur pjesën e mesme gjatë një prishjeje në Izrael.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:15.

Dy nga operatorët u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë mjekim.

Një makinë CAT që punonte nga ana e majtë e urës u zhyt në mes të shembjes.