Studimi: Gratë që gërhasin gjatë gjumit e kanë më të vështirë për të arritur orgazmën

Gratë që gërhasin kanë më shumë gjasa të vuajnë nga mosfunksionimet seksuale, sipas një studimi të ri.

Çrregullimet seksuale janë më të zakonshme në mesin e grave që vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit (gërhitje me zë të lartë), pagjumësi ose çrregullime të ritmit cirkadian të gjumit sipas një studimi të botuar në revistën, Urology.

Studimi zbuloi se gratë me apnea të gjumit kishin dy herë më shumë gjasa të kishin çrregullime të zgjimit seksual, që do të thotë se ato luftojnë për t'u ndezur. 

Kishte gjithashtu një lidhje me çrregullimin e orgazmës së femrave me 70 për qind të tyre q1% kihsin vështirësi ta arrinin.

Ndërkohë, gratë që vuanin nga pagjumësia kishin dy ose tre herë më shumë gjasa se mesatarja të vuanin edhe nga problemet seksuale. Studimi u bazua në anketimin e të dhënave mjekësore të rreth 3 milionë grave.

“Ne gjetëm një lidhje të fortë midis mosfunksionimit seksual të femrave dhe cilësisë së dobët të gjumit. Të dyja shpesh kalojnë të padiagnostikuar dhe të patrajtuar,” tha Dr Taylor Kohn, një nga autorët e raportit nga Universiteti Johns Hopkins, Maryland duke folur për The Sun.

Gjumi i ndërprerë mendohet se shkakton një rënie të nivelit të estrogjenit dhe testosteronit. Këto hormone, të gjetura si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, luajnë një rol jetik në dëshirën dhe funksionin seksual të njerëzve. Kjo do të thotë se gjumi i ndërprerë mund të jetë një lajm i keq edhe për meshkujt.

Një studim tjetër zbuloi se burrat që vuanin nga apnea e gjumit, pagjumësia dhe çrregullimet e ritmit cirkadian kishin më shumë gjasa të vuanin nga mosfunksionimi erektil dhe mungesa e testosteronit. 

Studimi u bazua në të dhënat mjekësore të miliona burrave dhe u krye nga shumë prej të njëjtëve studiues që qëndronin pas studimit që lidhte gjumin e ndërprerë dhe mosfunksionimin seksual të femrave.