Bruksel, sulm me thikë në metronë pranë institucioneve të BE-së
Në Bruksel, tre persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, nga një sulm me thikë në metronë e Brukselit.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit Schumann, ku janë vendosur institucionet e BE-së.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre makina të ndihmës së shpejtë së bashku me disa policë të cilët kanë rrethuar menjëherë zonën. Sulmuesi u arrestua.
Policia federale ka konfirmuar se “një person është plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar”.
Një dëshmitar i cituar nga La Libre Belgique tregoi: "Gruaja ime pa një burrë të armatosur me thikë në trenin e metrosë që po shkonte drejt qendrës së qytetit."
Për më tepër, sipas një dëshmitari tjetër, i dyshuari më pas ka tentuar të vazhdojë sulmin duke vrapuar brenda stacionit dhe duke tentuar të sulmojë një grua me karrocë.



Knife attack on the Brussels metro.
— Zoran Popovici (@zoran_popovici) January 30, 2023
1 stabed, a lot of panick, slow police respons.#brussels #schuman #metro #knife #attack pic.twitter.com/7bbUE71asX

