Ribashkohen “Spice Girls”? Ikonat e pop-it do të interpretojnë për kurorëzimin e mbretit Charles III
Grupi i famshëm “Spice Girls” do të bashkohet sërish me rastin e kurorëzimit të mbretit Charles. Ikonat e pop-it, përfshirë Victoria Beckham, do të intërpetojnë në koncertin madhështor që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në muajin maj.
Ikonat e pop-it të grupit “Spice Girls”, përfshirë Victoria Beckham, pritet të ngjiten në skenë si një pesë e një koncerti të madh me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charls III. “Spice Girls” të cilat e kanë takuar Charles-in disa herë gjatë karrierës së tyre thuhet se do të ribashkohen në spekltaklin tre ditor që do të zhvillohet në muajin maj.
“Organizatorët janë shumë të interesuar dhe “Spice Girls” po mendojnë seriozisht një rikthim në skenë si një pjesë e një ngjarje të tillë historike. Sigurisht që realiteti është se kurorëzimi është po aq i veçantë sa Olimpiada, një festë e vetme dhe performancë unike”, citohet një burim për meduat britanike.
“Spice Girls” u bashkuan për herë të fundit për një turne në stadium në vitin 2019, me Posh Spice që refuzoi t'u bashkohej atyre në atë kohë. Pavarësisht se Victoria nuk u shfaq në ribashkimin më të fundit të Spice Girls, shoqja e saj e grupit Mel C ka pranuar se rikthimi në skenë me Victoria është 'ëndrra e saj mw e madhe'.
E pyetur nëse një ribashkim tjetër do të përfshinte Victorian, ajo tha: "Kjo do të ishte ëndrra ime. Dera është gjithmonë e hapur për Viktorian, do të donim ta shihnim përsëri. Ne i mbajmë gishtat të kryqëzuar”.
“Spice Girls” zhvilluan një turne tre vjet më pare pa Victorian dhe ndërsa grupi i cili përfshin gjithashtu Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner kaloi një 'kohë të pabesueshme' ato nuk e fshehin dëshirën për ribashkimin e radhës.
