Pamje të rënda/ Sulm me bombë në xhaminë në Pakistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2023, 10:23
Një shpërthim ndodhi në një xhami në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar , sipas një zyrtari policor i cili shprehu frikën se do të kishte shumë viktima.
Një zëdhënës i spitalit lokal tha se raportohen për 28 të vdekur dhe 150 të plagosur.
Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve, duke cituar policinë e qytetit, shpërthimi ka të ngjarë të jetë rezultat i një sulmi vetëvrasës dhe hetimi tashmë është duke u zhvilluar, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë namazit të pasdites në një zonë të sigurisë së lartë.
پشاور میں پولیس لائنز کی مسجد میں نماز ظہر کے دوران دھماکے کے نتیجے میں ابھی تک کی اطلاعات کے مطابق 50 افراز زخمی ہیں۔#Peshawar pic.twitter.com/XxRn1dFA7u
— Khurram Iqbal (@khurram143) January 30, 2023
