Vdes nga një sulm në zemër aktorja e Wednesday, Lisa Loring

Lisa Loring, e cila solli për herë të parë rolin e Wednesday në shfaqjen ikonë televizive The Addams Family, ka vdekur nga një sulm në zemër në moshën 64-vjeçare.

Aktorja ndërroi jetë të dielën. 

Mikja e saj e mirë Laure Jacobson ndau lajmin për vdekjen e saj në një postim në Facebook, duke thënë se Loring vdiq të shtunën pasi iu hoqën aparaturat.

Jacobson shkroi: “Me pikëllim të madh njoftoj vdekjen e shoqes sonë, Lisa Loring. 4 ditë më parë ajo pësoi një goditje masive të shkaktuar nga duhani dhe presioni i lartë i gjakut."

“Ajo kishte qenë në rrezik të jetës për 3 ditë".