Përmbytjet në Zelandën e Re, 4 të vdekur në Auckland, dëme të konsiderueshme

4 persona kanë humbur jetën në Auckland të Zelandës së Re, si pasojë e përmbytjeve. Shirat e dendur kanë goditur vendin ku 350 persona kishin nevojë urgjente për strehim. Sipas kryeministrit të vendit, një ngjarje e tillë ndodh 1 në 100 vjet.

Zelanda e Re është goditur nga shirat e dendur që kanë shkaktuar përmbytje.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe urdhri i gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon në Auckland, i cili të premten përjetoi shiun e tij më të keq në histori.

Ndërkohë, këtë javë është parashikuar mot i rënduar ku janë ngritur edhe alarme.
Sipas kryeministrit Chris Hipkins, 350 persona kishin nevojë për strehim urgjent.

Ai shtoi se kishte pasur dëme të konsiderueshme në të gjithë Auckland dhe ishullin verior.
Kryeministri i sapoemëruar, theksoi gjithashtu rolin e ndryshimeve klimatike në ngjarjet ekstreme të motit.

"Është një ngjarje e motit që ndodh 1 në 100 vjet. Unë mendoj se njerëzit mund të shohin se ka një mesazh në këtë...Ndryshimi klimatik është real, është me ne. Ne do të duhet të përballemi me më shumë nga këto ngjarje ekstreme të motit në të ardhmen," tha zoti Hipkins të hënën.

Kryeministri pranoi gjithashtu kritikat nga vendasit se komunikimet mbi përmbytjet kishin qenë shumë të pakta dhe të largëta.

Me reshjet e paprecedentë që Auckland ka parë që nga e premtja, edhe shiu i rrëmbyeshëm në ditët në vijim, mund të shkaktohen më shumë përmbytje dhe dëme sesa zakonisht, tha kryetari i bashkisë së qytetit në një postim në Twitter të hënën.

Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet, por ndryshimet klimatike kanë rritur intensitetin dhe shpeshtësinë e reshjeve ekstreme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë C, që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emërtimeve.

Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Ujit dhe Atmosferës, organi i shkencave klimatike të vendit, tha se e premtja ishte dita më e lagësht e regjistruar për një numër vendndodhjesh në Auckland.