Paketë analizash gjenetike falas për gratë shtatëzëna për sëmundjet e dyshimta të bebit
Gratë shtatëzënë për herë të parë mund të kryejnë falas analizat gjenetike dhe për ato të sëmundjeve të trashëguara. Sindroma doën dhe sëmundjet e gjalkut janë ndër analizat që ofrohen në materintetin Mbretëresha Geraldinë.
Për herë të parë gratë shtatëznë mund te kryejnë analizat gjenetike falas në maternitetin mbretëresha Geraldinë..
Drejtoresha Eliona Demalia sqaron për “Ora News” se kjo paketë analizash ndër të tjera evidenton rastet me sindromën Dawn apo të sëmundjeve të gjakut.
“Ne mund të bëjmë analizat jo vetëm për sindromën Dawn, por edhe për patologji të tjera. Më së shumti të lidhura me sëmundjet e gjakut të trashëguara”, shprehet mjekja.
Këto analiza mund t’i kryejnë të gjitha gratë shtatëzënë të cilët kanë një rekomandim nga mjeku gjinekolog.
“Nuk mund të vihet tek dera e laboratorit dhe të kërkohet që të bëhet analiza. Sistemi i referimit është nëprmjet mjekut gjinekolog, ose konsultores dhe vendimi nga ata ose nga Komisioni për të bërë ekzaminimin”, shprehet Demalia.
Prioritet kanë ato çifte që kanë një histori në familej me raste të sëmundjeve për të cilat kryehnë këto studime.
“Sidomos në ato familje të cilat kanë fëmijë të sëmurë, apo ato të cilat kanë një histori familjare është një gjë e mrekullueshme fakti që po bëhet kjo. Apo në rastet kur grantë të cilat kanë një shtatzani dhe kanë një indicie apo dyshime për një sindromë doën. Kemi ekzaminime të cilat bëhet edhe në rastet e atyre grave që kanë aborte”, shprehet Drejtoresha Eliona Demalia.
Përveçse gjatë shtazanisë, analiza mund të realizohet edhe te foshnjet e sapolindura.
“Përsëri mund të keni ekzaminime të cilat bëhet tek ato fëmijët e porsalindur ku mjekët mund të dyshojnë për një patologji, e cila mund të jetë gjenetike”, shprehet mjekja.
Paketa e analizave gjenetike për diagnozat prenatale për sëmundjet e gjakut dhe sëmundjet e trashëguara ofrohen vetëm në laboratorin pranë materniteti Mbretëresha Geraldinë dhe është plotësisht e mbuluar nga shteti.

