Biden viziton Europën në shkurt?

Presidenti amerikan Joe Biden po shqyrton mundësinë për të bërë një udhëtim në Evropë muajin e ardhshëm.

Informacioni se presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Evropën në shkurt, u raportua të enjten nga NBC News, duke cituar përfaqësues të qeverisë amerikane.

Sipas raportit, dy burime thanë se lokacione të ndryshme janë në shqyrtim, përfshirë Poloninë.

Megjithatë, NBC News nuk përmendi zonat e mundshme që Joe Biden mund të vizitonte.

Siç kanë deklaruar përfaqësues të qeverisë amerikane, vizita e planifikuar në Kontinentin e Vjetër synon të tërheqë vëmendjen e botës për qëndrueshmërinë e treguar nga Ukraina përballë fushatës së dhunshme ushtarake të Federatës Ruse, si dhe të konfirmojë solidaritetin e SHBA me popullin ukrainas në një kohë kur konflikti po hyn në një fazë të re.

Megjithatë, burimet specifike të cituara nga NBC News bëjnë të qartë se nuk ka një vendim final në lidhje me udhëtimin e presidentit amerikan në Evropë.