Ngjarje e pazakontë në Kretë, gruaja shkon në spital, lind në tualet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2023, 15:30
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur mesditën e së martës në një spital në Heraklion të Kretës .
Media greke creta24.gr, ka treguar ngjarjen ku thuhet se një grua shtatzënë me dhimbje ka shkuar në spitalin Venizelio.
Në pritje të ekzaminimit nga mjekët, gruaja ka ndjerë dhimbje të forta në bark dhe për këtë arsye ka shkuar në tualet, ku ka lindur.
Si mjekë gjinekologë ashtu edhe mjekë të specialiteteve të tjera nxituan në tualet në vend.
