"I mbyllnin në dhomë e i lidhnin"/ Skandal në qendrën italiane, punonjësit abuzuan me 15 të sëmurë mendorë

Një operacion policor në Itali ka çuar në pranga 15 punonjës shëndetësorë që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me 25 të sëmurë mendorë.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër në Foggia ndërsa mes 15 të arrestuarve ka infermierë dhe ndihmës të institucionit social dhe shëndetësor.

15 të tjerë janë njohur me masën e sigurisë të paraqitjes dhe qëndrimit larg nga viktimat, shkruan media italiane.

Sipas hetimeve të kryera nga Njësia e Hetimit të Karabinierëve dhe Nas, abuzimet kanë qenë të përditshme: viktimat e dhunës mbylleshin në dhomë dhe lidheshin me çarçafë në shtretër e karrige, poshtëroheshin, rriheshin, kërcënoheshin dhe ofendoheshin.

Abuzuesit e tyre shfrytëzuan moshën dhe paaftësinë e tyre për tu mbrojtur.

"I mbyllnin në dhomë e i lidhnin"/ Skandal në