Kur do të nisen tanket? Colin Kahl: SHBA-ja nuk është ende e gatshme të japë dritën jeshile

Nevoja për tanke në Ukrainë duket se po bëhet gjithnjë e më urgjente, por Berlini dhe SHBA-ja duket se janë ende në bisedime. Polonia ka reaguar për këtë vonesë duke thënë se do të ndërhyjë me ose pa pëlqimin e tyre. Ndërkohë të premten pritet të ketë një vendim për këtë çështje në një takim në bazën ushtarake amerikane të Ramstein në Gjermani.

Furnizimi me tanke për Ukrainën, është bllokuar pasi Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, pavarësisht qëndrimit pro, ende nuk kanë arritur të jenë në të njëjtën linjë.

SHBA nuk është ende e gatshme të përmbushë kërkesën e Kiveit për dërgimin e tankeve atje.

Kjo është deklarata e këshilltarit të lartë për sigurinë në Gjermani, Colin Kahl, këtë të enjte.

Kahl: Tanku Abrams është një pajisje shumë e komplikuar. Është gjithashtu i shtrenjtë dhe i vështirë për ti mësuar përdorimin pasi ka një motor reaktiv.

Vonesa e një reagimi nga ana e SHBA-ve, e ka vënë nën presion kancelarin, Olaf Scholz, pasi edhe Polonia e Finlanda duhet të marin miratimin e gjermanisë për të mbështetur me tanke Ukrainën.

Scholz ka këmbëngulur se çdo veprim do të duhet të koordinohet plotësisht me të gjithë aleancën perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Por Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, është shprehur se nësë Gjeramnia dhe SHBA nuk do të japin dritën jeshile, Polonia do të veprojë me të kuqe.

Morawiecki: Ne ramë dakord që do ti dorëzonim tanket së bashku, pëlqimi është dytësor. Megjithatë ose do ta marrim këtë pëlqim, ose do të bëjmë vetë gjënë e duhur. Ata që kanë qenë më pak proaktivë deri më tani janë gjermanët, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi që t'i përgjigjen propozimit tonë sa më shpejt të jetë e mundur.

Më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një fjalim video në Forumin Ekonomik Botëror në Davos kërkoi një ndërhyrje urgjente.

Zelensky: Furnizimet perëndimore të tankeve dhe njësive të mbrojtjes ajrore duhet të vijnë më shpejt dhe përpara se Rusia të ndërmarrë sulme të tjera raketore dhe të blinduara.

Megjithatë pritet që të ketë një vendim pas takimit të aleatëve perëndimorë të Ukrainës e cila është përcaktuar më 19 janar në bazën ushtarake amerikane të Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore.