VIDEO/ 8 vjeçari bie 55 metra poshtë në pus, 18 orë i ngecur aty

Një përpjekje e dëshpëruar është duke u zhvilluar për të shpëtuar një djalë tetë vjeçar i cili ka mbetur i bllokuar brenda një pusi për më shumë se 16 orë.

Tanmay Sahu ra në pusin 122 metra të gjatë jashtë funksionit ndërsa po luante në lagjen Betul të Madhya Pradesh të martën mbrëma.

Forcat shtetërore të reagimit ndaj fatkeqësive kanë janë në një garë me kohën për të shpëtuar djalin, i cili është ngecur rreth 55 metra poshtë.

Imazhet dramatike tregojnë fëmijën të zhytur në një hendek të vogël me duart mbi kokë.

Ekipet e shpëtimit i kanë dhënë oksigjen djalit.

Jayaswal i tha agjencisë së lajmeve ANI: 'Operacioni i shpëtimit ka qenë duke u zhvilluar që kur morëm informacionin. Po punohet për nxjerrjen e fëmijës.

'Në orën 2:30 të mëngjesit Forca Shtetërore e Reagimit ndaj Fatkeqësive, rojet e shtëpisë dhe ekipet e policisë arritën në vend për të shpëtuar fëmijën. Mund të duhen edhe dy-tre orë të tjera. Po merr më shumë kohë nga sa prisnim sepse ka gurë.

Ne thirrëm një makinë thyese gjatë natës për të thyer gurët. Janë duke u përdorur edhe makina JCB dhe poclain," tha ai.

Babai i Tanmay, Sunil Sahu, i tha gazetës indiane The Hindu se djali ra në gropë teksa luante rreth orës 17:00 më 6 dhjetor.

Ai tha se ishte duke luajtur në fermë dhe më pas shkoi në një fushë tjetër ku ndodhi ngjarja.

“Vajza ime 12-vjeçare e pa atë dhe më njoftoi se ai ra në pus. Menjëherë shkuam në vendngjarje. Ai po merrte frymë dhe ne dëgjuam zërin e tij nga pusi. Operacioni i shpëtimit filloi nga ora 18:00 e gjtihë të martën”, tha ai.