(Video) Protestuesit iranianë i vunë zjarrin shtëpisë së udhëheqësit të revolucionit islamik

Protestuesit në Iran i kanë vënë zjarrin shtëpisë stërgjyshore të themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, teksa demonstratat dymujore kundër regjimit vijuan.

Shtëpisw në qytetin e Khomein në provincën perëndimore Markazi iu vendos flaka të enjten vonë me turmat e protestuesve të ngazëllyer duke marshuar përpara, sipas imazheve të postuara në mediat sociale, të verifikuara nga AFP.

Thuhet se Khomeini ka lindur në një shtëpi në qytetin Khomein, prej nga rrjedh edhe mbiemri i tij.

Ai u bë një klerik thellësisht kritik ndaj shahut të mbështetur nga SHBA, Mohammad Reza Pahlavi, u zhvendos në mërgim dhe më pas u kthye me triumf nga Franca në 1979 për të udhëhequr revolucionin islamik.

Khomeini vdiq në vitin 1989, por mbetet subjekt i adhurimit nga udhëheqja klerikale nën pasardhësin e tij, Ajatollah Ali Khamenei.

Shtëpia më vonë u shndërrua në një muze që përkujton Khomeinin. 

Protestat e ndezura nga vdekja e Mahsa Amini , e cila ishte arrestuar nga policia e moralit, përbëjnë sfidën më të madhe nga rruga për udhëheqësit e Iranit që nga revolucioni i vitit 1979.