Edhe kodrat e Durrësit në flakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 18:01
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e qytetit të Durrësit, në lagjen 18 te Spitallës.
Përmasat e tij po rriten si rezultat i erës.
Tymi po futet në lagjen periferike.
Paraprakisht mësohet se janë djegur shkurre, ullinj dhe dru frutore.
Në vendngjarje ndohen zjarrfikësit që po luftojnë me flakët dhe po tentojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.


