Aksident i shumëfishtë në lagjen "Apolonia" në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 17:46
Një aksident i 5 fishtë ka ndodhur në lagjen Apolonia në Fier në vendin e quajtur Zogu i Zi.
Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur por vetëm dëme materiale.
Automjetet e përfshira në aksident janë të tipit Honda Civic, Golf 4, Skoda, Peugeot, motorr shpërndarës picash.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
