Takimi me Metën në selinë e Partisë së Lirisë, Yuri Kim zbardh bisedën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 17:45
Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin që zhvilloi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.
Në takimin e zhvilluar në selinë e PL-së mësohet se Kim përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.
