Korçë, zjarri djeg tarracën e rrobaqepësisë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 17:50
Taraca e një godine që funksiononte si rrobaqepësi u përfshi nga zjarri pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga "1 Maji".
"Ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar" njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.

