Balenciaga kaloi çdolloj pritshmërie, nxjerr në treg për 1800€ çantën si qese plehrash

Balenciaga i ka lënë të gjithë me gojë hapur pas prezantimit të çantës më të re të saj, një dizajn që ngjason mjaft me një qese plehrash me një çmim marramendës, plot 1800 euro.
Për shumë kjo mund të jetë në çmenduri, por të apasionuarit e modës nuk do t'i shpëtojnë dot tundimit për ta parë nga afër e për ta blerë atë.
Megjithatë, gjeorgjiani Demna, dizajneri i brendit, reagoi me një postim në faqen e tij në Instagram duke thënë se nuk mund ti shpëtonte dot tundimit për të krijuar "qesen e plehrave" më të shtrenjtë në botë.

"Nuk mund të humbisja shansin për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë. Pse ta pranojmë, kujt nuk i pëlqen një skandal në botën e modës?" shkroi ai me shaka.
Tashmë çantat janë shpërndarë kudo në dyqanet e Balenciagës, ndërkohë pritet të shihet nëse do të jetë një çmenduri për t'i blerë ato, apo një dështim i prodhimit.
Veç të zezës, kompania ka sjellë dhe ngjyra të tjera si e verdha, e bardha, e kuqja, bluja dhe kombinimet mes tyre.