I kërkoi vajzës një "shërbëtor" për ditëlindjen e 106, e moshuara impresionohet nga gjoksi pa qime i djalit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 11 Gusht 2022, 11:57
Një e moshuar, e cila i tha vajzës së saj se donte një shërbëtor për ditëlindjen e 106-të të saj, iu plotësua dëshira kur një i ri mbërriti në shtëpinë e saj i veshur me vetëm me një kravatë dhe përparëse.
"Dhurata" e Norah Shaw nga e bija ishte një shërbëtor i zhveshur, por ajo që i la mbresë gjyshes ishte gjoksi pa qime i djalit.
“Ishte spontane. Edi ishte i gjatë, kishte sy të bukur dhe ishte shumë tërheqës. Ai nuk kishte fare qime në gjoks, që gjë më bëri shumë përshtypje dhe nuk kisha parë kurrë diçka të tillë”, është shprehur 106 vjeçarja Norah Shaw.
Norah ka kaluar dy luftëra botërore,18 presidentë të SHBA-së dhe 20 kryeministra.
