"Piktura ishte e mallkuar", vajza me psikologun i zhvat nënës 140 mln $ në art, para dhe bizhuteri

Policia e Rio de Zhaneiros sekuestroi disa vepra arti dhe arrestoi katër personave që dyshohet se vodhën 16 piktura, bizhuteri dhe para, me vlerë rreth 145 milionë dollarë. Sipas hetimeve gjithçka ishte orkestruar nga vajza e viktimës, një e moshuar 82-vjeçare.

Një vajzë në Brazil është arrestuar me dyshimin se ka përdorur një psikolog për të mashtruar nënën e saj 82-vjeçare, për më shumë se 140 milion dollarë në art, para dhe bizhuteri.

Nëna e saj thuhet se është e veja e një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në Brazil.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vajza e saj akuzohet se i ka vjedhur veprat artistike duke përdorur një psikolog i cili i kishte thënë se vajza e saj ishte e mallkuar.

Një pikturë e një prej artistëve më të famshëm të Brazilit, thuhet se u gjet e fshehur nën një shtrat.

Sipas policisë në Rio de Zhaneiro dhe raporteve të mediave lokale, mashtrimi filloi në vitin 2020 kur viktimës iu tha se vajza e saj ishte e sëmurë dhe u bind të paguante për trajtimin.

Në muajt që pasuan, policia thotë se vajza dhe një bashkëpunëtor i saj, i paraqitur si psikolog, "filluan të merrnin veprën e artit nga shtëpia, duke pretenduar se piktura ishte mallkuar me diçka negative, me energji negative që kishte nevojë për lutje".

Skema vazhdoi të përfshinte dhe bashkëpunëtorë, tha policia.

Vajza dhe të dyshuarit e tjerë dyshohet se e kanë keqtrajtuar viktimën, duke e mbajtur në shtëpi për muaj të tërë.

"Ata morën 16 piktura," tha oficeri i policisë Gilberto Ribeiro - duke përfshirë vepra të artistëve të njohur brazilianë.

“Në kontrollin paraprak ne pamë se të gjitha karakteristikat e pikturave të sekuestruara janë në përputhje me pikturat autentike”, shtoi një oficer tjetër.

Tre pjesë nga Tarsila do Amaral - një piktor ikonik modernist brazilian - u vodhën gjithashtu, të cilat së bashku policia i vlerësoi në 137.69 milion dollarë.

Një nga pikturat, Sol Poente, u gjet nën një nga shtretërit e të dyshuarit, sipas mediave lokale, ndërsa veprat e tjera thuhet se ishin shitur në galeritë e artit.

Policia thotë se shtatë persona dyshohen për përfshirje në krimin shumëvjeçar dhe përballen me akuzat për përvetësim, grabitje, zhvatje, burgosje të rreme dhe shoqërim kriminal, raportoi Reuters.