Bocka: Sektori i ndërtimit po ecën me ritme të shpejta, të huajt blenë shumë apartamente në zonat turistike

Urbanisti Olsi Bocka, është shprehur se sektori i ndërtimit ka ecur me ritme të shpejta pavarësisht krizës në vendin tonë dhe luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Bocka u shpreh se ka pasur një rritje të blerjeve të apartamenteve në zonat turistike nga të huajt.

Olsi Bocka: Ka disa sektorë të ekonomisë shqiptare që ecin me ritëm të ngadaltë dhe disa që ecin me ritëm të shpejt, dhe ky është sektori i ndërtimeve që ka pësuar një rritje të madhe përtej krizës së çmimeve dhe luftës në Ukrainë. Është e vështirë që një person që me rrogë 400 mijë lekë të vjetra të blejnë apartament në Tiranë.  Të huajt, siç janë polakët, çekët, dhe po blejnë shumë në zonat turistike.

Sektori i ndërtimit ka qenë gjithmonë një bankë për pastrimin e parave. Zona jashtë unazës së mesme është më e preferuar nga ajo pjesa normale e qytetarëve të rinj, ndërsa kemi pastaj pjesën e ndërtimeve elitare që janë në qendër.

Ai tha se ndërtuesit e dinë që ndërtimet që bëjnë do shiten ndërsa theksoi se 900 euro është metri katror më i lirë në Tiranë.

Olsi Bocka: Ndërtuesit nuk ndërtojnë kot për t’i mbajtur stok. Ata e kanë bërë projekte që të shiten.  

Në Tiranë metri katror më i lirë është 900 euro. Në Shqipëri  mund të ketë njëlloj rritje, ulje të herëpashershme. Tani në Korrik ka pasur një lloj ulje çmimesh, por kjo nuk mund të quhet flluckë.

Pjesa gri, pjesa informale në Shqipëri është 30%  saqë është gjithë pjesa grin në ekonominë shqiptare. Por 30% nuk mund të përcaktojë flluckën.

Përgatiti Anila Kolgjini.