Hyn në fushë me makinë për të shtypur arbitrin (VIDEO)

Skena absurde në Afrikën e Jugut ku një makinë ka hyrë në fushën e lojës në një ndeshje të Kategorisë së Tretë, për të kërcënuar gjytarin e takimit. Fatmirësisht, nga gjesti i çmendurisë nuk është lënduar askush e madje as gjyqtari ndaj të cilit, siç e shikoni edhe në pamje, ishte drejtuar makina.

Tifozi në fjalë, i dha shenjat e nervozizmit disa minuta më poarë për shkak të vendimeve të kryesorit që sipas tij ishin tendencioze dhe pasi e kërcënoi disa herë “xhaketën e zezë” ai e bëri realitet premtimin.

Sipas shtypit vendas, agresori është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet akuza e vrasjes së mbetur në tentativë duke rrezikuar më shumë se 10 vite heqje lirie.