Conte rindez duelin me Tuchel duke e “kërcënuar” virtualisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2022, 14:10

“Do kishe merituar të të pengoja”. Ky është mesazhi në rrjetet sociale që pak orë pas sherrit në fushën e lojës, Antonio Conte i jep kolegut Thomas Tuchel pasi të dy u kryqëzuan rrezikshëm disa herë gjatë ndeshjes Chelsea-Tottenham në “Stamford Bridge” ku në fund u kapën madje edhe me duar e më pas u larguan me nga një karton të kuq.
Pasi ka parë edhe më qartë dhe në qetësi të plotë momentin e festës së Tuchel në rastin e golit të dytë të Chelseat, Conte duket se është penduar që nuk ka bërë më shumë në atë moment kur trajneri gjerman kishte hyrë në zonën e Tottenham.

“Për fat të mirë unë nuk të kam parë por nuk do të bëja gabim nëse do të të pengoja”, shkruan italiani në Instagram.
