Kriza mbush buxhetin, rekord të ardhurash. Më shumë para nga cigarja, kafja dhe birra
Rritja e çmimeve vazhdon të sjellë efekt pozitiv në buxhetin e shtetit.
Drejtoria e doganave bën të ditur se vetëm në muajin korrik të ardhurat u shtuan me rreth 170 milionë euro, madje duke u konsideruar si një rekord historik me një shtesë prej 14.4 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare janë pikërisht mallrat e akcizës që kanë shënuar më shumë të ardhura. Dhe me konkretisht janë cigaret me 277 tonë, kafeja me 600 tonë dhe birra me 12 mijë e 250 tonë të zhdoganuara vetëm në këtë periudhë.
Ndërkaq sipas të dhënave të vitit 2021 u zhdoganuan rreth 15 mijë tonë cigare në shtatë muaj me një mesatare prej 220 tonëve në muaj.
Për të tre mallrat e deklaruara nga doganat për muajin korrik në fillm të vitit u vendos edhe rritja e akcizës.
Por pavarësisht rritjes së cmimit duket se nuk ka pasur ndikim në uljen e konsumit, por duke u shoqëruar me më shumë të ardhura në arkën e shtetit
Si periudhë 7 mujore, doganat kanë realizuar 122,7 miliardë lek të ardhura me një rritje prej 20,4% më shumë.
Pavarësisht rritjes së çmimeve, qeveria ende nuk ka marrë masa konkrete për të miratuar një paketë të dytë ndihme.

