Kur ai që do të administrojë Butrintin e quante Shqipërinë një shtet artificial pa asnjë shqiptar
Te nderuar Deputete
Ne linkun e meposhtem, Ju mund te degjoni pjese nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, ne auditoret e Universiteteve Europiane.
Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti, shpjegon qartesisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur ate “Shtet Artificial” i krijuar jo nga perpjekjet e shqiptareve per pavaresi por nga Britaniket dhe Fuqite e Medha.
Po keshtu, si pjese e leksioneve te tija prof. Hodges ju meson studenteve te huaj se ne fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte nje Lufte ku Jugu i Shqiperise u dogj teresisht nga ushtrite Greke, ku popullata e kesaj treve nuk shkoi ne ullishtat e Vlores ku nje pjese e madhe e femijeve dhe grave vdiqen nga uria dhe semundjet, ku fshatra te tera nuk u rrafshuan pertoke, ku burrat e Hormoves nuk i theren ne Kishen e fshatit.
Perkundrazi sipas prof. Hodges kjo zone e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur ne Korfuz dhe ne Greqi si rezultat i shqiptareve.
Nje transformim kaq thelbesor i historise se filleses se Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni ne asnje tekst historie te vendeve fqinje, por sic mund ta degjoni ne linkun e meposhtem kjo teze jepet ne Universitetet Europiane nga Prof. Hodges.
Prof. Richard Hodges, eshte personi te cilin Ju e votuat ne unanimitet per te qene njeriu qe jo vetem do te drejtoje per 10 vitet e ardhshme Qendren e Trashegimise Boterore te Butrintit, por do te jete personi qe do te rishkruaje te gjithe historine e kesaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.
Duke Ju uruar degjim te kendshem te Leksioneve te prof. Richard Hodges.
Juaji Auron
