S.B dje ishit një rockstar i vetëm e nuk duhej të ndodhte kështu!

I vetëm Sali Berisha u shfaq para gazetarëve duke pohuar atë ç'ka një ditë më parë drejtuesit e lartë të departamentit të informacionit e shtypit të Partisë Demokratike e mohuan në rrugë editorialiste me paralelizma artikujsh mes Shqipërisë e Britanisë.

E nuk duhet të ndodhte kështu!

Lideri i PD u shfaq tërësisht i vërtetë duke pranuar atë çfarë kishte ndodhur.

E kështu duhet të ndodhte, por vetëm pasi Drejtoria e komunikimit e shtypit pranë PD të kishte heshtur me editorialet e tyre që rrëfenin krejt të kundërtën.

Kjo zyrë është një nga pozicionet më strategjike brenda cdo partie e fjalët e çdo fjali që del qoftë në rrugë editorialiste, kudo në botë lexohet nën lenten e zmadhimit e interpretohet si një "pëshpëritje" e qëndrimeve politike.

S.B pranoi dhe analizoi para gazetarëve motivet e tij që rrëzonin akuzat që kishin motivuar non gratta-n britanike, e një qasje e tillë e shpejtë e transparente është rruga e drejtë e komunikimit me simpatizantët, militantët e cdo qytetar shqiptar.

S.B ka kuptuar se tashmë ajo ç'ka nuk tolerohet më është mbi të gjitha gënjeshtra e hileja. E vërteta sado e hidhur është pesha me të cilën testohesh në këtë prag beteje elektorale. Po rrëshkite humbet këtë shans të dytë e që nuk vjen më.

Ç'ka ndodhi në orët e fundit mes editorialeve nga pozicione strategjike të PD e kurajos së S.B për të pranuar zërat që përgjënjeshtroheshin nga to, është e vërteta se strukturat brenda PD janë ende në gjëndje kaotike.

Si notat e një recitali rockstari (këngëtari rok) u shfaqen fjalët e S.B para gazetarëve ndërsa pranonte zërat e korridoreve e komentet e mediave mbi cfarë kishte ndodhur.

Si një partiturë e stonuar qe editorial i postit strategjik të Partisë e ky është një gabim që nuk duhet të ndodh më! Pikërisht favoret që të jep pozicioni që mbulon, duhet të ndihmonin për të thelluar qoftë me një kërkesë zyrtare për t'u informuar se sa i vërtetë është lajmi.

Nuk u bë! E bëri S.B me vetminë e kurajon e tij para medias!

Kaotizmi në zyrën e komunikimit duhet të jetë prioriteti i parë i PD për të mos e lejuar më një shkarje e shkaksje të tillë.

Strategjia e komunikimit dhe i informimit, përballë një pushteti mafioz e diabolikisht gënjeshtar është vendimtare në objektivat e afërta e të ardhme të PD.

Në këtë moment delikat që ndodhet PD por dhe Shqipëria nëse pranon të jesh drejtues i kësaj strategjie duhet të zgjedhësh o pozicionin o portalin personal.

E konfidencialiteti e serioziteti që e kërkon ky pozicon duhet të eci me një hap me angazhimin politik brenda kësaj partie.

I vetëm e i vërtetë SB u shfaq dje para gazetarëve e pranoi të vërtetën.

E nuk duhet të ishte i vetëm!

Zëdhënesja e shtypit sic e thotë dhe termi duhet ta shfaqet apo të flas kur nungon ai.

Ndërsa në krah të tij duhet të ishte Drejtori i informacionit dhe i Komunikimit bashkë me "mea colpa" të një editoriali të nxituar që mund të ishte boomerang.

Për fat që media shqiptare nuk ka ende një qasje të tillë.

SB përtej asaj c'ka ndodhi dje u shfaq një rockstar që me aftësinë e tij rrëzoi partiturat e stonuar të një orkestre që nisi nga partia e tij e deri përtej kufijve.

Stonatura brenda partisë mund të të prishin koncertin e ato përtej kufijve mund të evitohen vetëm nëse artistët që përformojnë bashkarisht janë të vërtetë e koherentë.

E dje duhej të ishin të tillë.

Sot pas kurajos së vetme të SB, e lehtë të shkruash.