Luiza Gega kampione e Ballkanit me kohën rekord
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2022, 22:43
Kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa. Luiza Gega nuk njeh limite pasi regjistroi një sukses tjetër në aktivitetin që po zhvillohet në Krajova të Rumanisë.
9.17.91 ishte koha e regjistruar nga atletja kuqezi në Kampionatin Ballkanik të atletikës, kohë që rezulton edhe rekord absolut në të gjithë gadishullin. Arritjen në ballkaniadë, Gega e publikoi në Instagram me një mesazh shoqërues.
View this post on Instagram
